Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Kurrë më shtrenjtë s’kanë qenë armët, kurrë më shumë s’kemi blerë

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ka folur për blerjet e armatimit dhe pajisjeve ushtarake gjatë mandatit të tij.

Ai ka thënë se kurrë ma vështirë ska qenë për të blerë armatim, pasi që radha për të blerë është shumë e gjatë dhe se është shtrenjtuar shumë. Ndërsa ka theksuar se kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani.

“ Kurrë më vështirë se sot në këtë shekull nuk ka qenë blerja e armatimit. Jo pse s’ka, por pse radha është shumë e gjatë. Dhe kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani. Kurrë s’ka qenë më vështirë me gjet, kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më shumë s’është blerë”, tha Kurti.