
Avokati Tomë Gashi ka komentuar refuzimin e kreut të qeverisë Albin Kurtin në takimin joformal të liderëve të Ballkanit në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se takimi në Greqi ishte më i rëndësishëm se ai në Tiranë, pasi Greqia duhet të bindet që të njohë Kosovën si shtet i pavarur.
“Albin Kurti me vëllanë e madh mund të takohet kur të dojë . Ishte shumë më i rëndësishëm takimi në Kretë. Synimi është që të bindet Greqia që ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Është ditur që Kurti nuk do t jetë aty dhe Rama për këtë është njoftuar para një jave për shkak të pamundësisë së ardhjes në takimin ne joformal në Tiranë.
Duhet që vëllai i madh dhe vëllai i vogël ti diskutojnë këto takime . Është krijuar një situatë jo e mirë, kur Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive”– tha ai.