Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar, të mbajtur sot, ka folur edhe një herë për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Shefi i ekzekutivit, ka thënë se nga ajo e diel e fundit të shtatorit gjithçka është ndryshe. Sipas tij dokumentimi i përfshirjes së shtetit serb në këto ngjarje janë motiv shtesë për skenarë tjerë destabilizues.
“Shumëçka është ndryshe nga ajo e diele. Gjithçka do të ishte ndryshe sikur grupi terroristë dhe plani i tyre për aneksimin të katër komunave në veri të vendin të mos neutralizoheshin që në aktin e parë. Ata dështuan dhe kjo i ka bërë shumë të dëshpëruar. Dokumentimi para syve të botës i përfshirjes të paktën 4 shtresave të shtetit serb, përkatësisht presidentit, shërbimit të inteligjencës, ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë serb në frymëzimin, përgatitjen dhe furnizimin dhe pjesëmarrjen në fshatin Banjskë janë motiv shtesë për skenarë tjerë destabilizues”, është shprehur kryeministri Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se institucionet tona të sigurisë kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimi të sulmeve nga grupe kriminale duke shtuar se lirimi i Radoiçiqit, është sinjal për hakmarrje.
“Lirimi i Radoiçiqit, më pak se 24 orë pas arrestimit, është dëshmi dhe sinjal për rigrupim dhe hakmarrje. Sepse më 24 shtator Beogradi zyrtar e militar dështoj. Institucionet e tona të sigurisë dhe inteligjencës së fundi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Sipas kryeministrit, është synuar që policia e Kosovës të paraqitet si forcë shtypëse për serbët e Kosovës, por ky qëllim ka dështuar.
“Qëllimi kryesor i tyre është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse për serbët e Kosovës. Për të arritur këtë nuk ka zgjedhur çmimin taman. Nuk do të zgjedhin mjet. fatkeqësisht mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia duke u trajtuar si heronj dhe martir dhe në anën tjetër duke intensifikuar aktivitetet e ushtrisë për gjatë kufirit tonë, vetëm se i ka inkurajuar. Provuan të ndryshojnë realitetin në terren përmes veprimeve të organizuara paramilitare nuk ia arritën”. Keqpërdorën Manastirin e Banjskës me synimin që t’i japin ngjyrim fetar ngjarjeve të 24 shtatorit sërish nuk ia arritën. Tani formacione kriminale të sponzoruara nga fqinji jonë verior në skenarë të tyre destabilizues ka shumë të ngjarë që dallimet etnike t’i përdorin për qëllime politike”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se regjimi aktual si kurrë më parë i përngjanë regjimit të Millosheviqit.
“Për rastësi javën që lamë pas shënoi 23 vjetorin e rënies së regjimit të Milloshoviqit, e për fat keq 23 vjet pas 5 tetorit regjimi aktual i Serbisë asnjëherë më parë nuk i ka përngjan më shumë se sot Serbisë së Millosheviqit në botëkuptim, e në synime në sjellje në metoda e veprime”.
Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar u është drejtuar qytetarëve në veçanti atyre të komunitetit serbë në Kosovë që tu besojnë institucioneve të Kosovës dhe t’mos bien pre e dezinformatave.
“Andaj ju bëjë thirrje veçanërisht juve bashkëqytetarëve serbë që ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara dhe dashakeqëse. Në Kosovë të gjithë jeni qytetarë të barabartë sepse shteti është ligjor dhe shoqëria është demokratike. Nuk ka komunitete të padëshiruara. Shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët, romët shkalit egjiptianët, goranët e gjithë tjerët jetojnë e punojnë ku do në Kosovën tonë të dashur paqësore e pro-evropiane. Ata që po duan të na rrënojnë nuk do t’ia dalin sepse jemi të përgatitur, jemi bashkë me motiv të lartë dhe qëllime fisnike për paqe e siguri të drejta dhe demokraci. Kosova është shtet i sigurt sipas indeksit global të krimit të organizuara Kosova ka shkallën më të ulët të kriminalitetit në të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimorë. Institucionet e vendit do të sidomos ata të sigurisë janë në kryerje të detyrës në shërbim dhe mbrojtje të të gjithë qytetarët pa diskriminim e favorizim. Puna dhe ligji na bashkon si shoqëri shumë llojshmëria kulturore dhe etnike na pasurojnë si vend. Ju ftojë të mbështetni në Policinë e Kosovës t’i besoni profesionalizmit të saj, t’i raportoni sjelljet e dyshimta të individëve në komunitetet tuaja, t’i përcillni me vëmendje njoftimet e institucioneve nëpër kanalet e tyre zyrtare. Të mos bini pre e raportimeve të pakonfirmuara e dezinformatave të ruani qetësinë në çdo situatë”, deklaroi Kurti.
Në fund kryeministri u ka shprehur mirënjohje qytetarëve për besimin dhe bashkëpunimin