Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Marrëveshja me Serbinë të nënshkruhet urgjentisht, Vuçiq synon ta lërë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga instituti Chatham House ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan marrëveshjen me Kosovën, pasi dëshiron ta lë të hapur një mundësi për t’u kthyer në Kosovë.

Kurti ka bërë thirrje dhe ka shprehur gatishmërinë edhe njëherë për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbsisë është më urgjent se kurrë. Marrëveshja që kemi s’është e plotë, pasi na duhet një marrëveshje bonafide (me mirëbesim v.j.) që të kemi legjitim dhe zbatim të saj. Duke mos e nënshkrua, Vuçiqi do ta mbajë të hapur opsionin e pushtimit të Kosovës. S’mund të shoh tjetër kuptim substancial të këtij refuzimi për nënshkrim, pos kësaj, ata duan të mbajnë të hapur këtë derë, që të kenë dritare të tjera për t’u kthyer dhe për të përsëritur agresionin”, ka thënë ndër të tjera Kurti.