Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit.
E cila është ndërmarrja e parë publike për dixhitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Kurti ka shkruar në X, se e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin.
Por edhe të marrim drejtimin në dixhitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve.