Kryeministri Albin Kurti në hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se 14 shkurt – trevjetori i fitores së Vetëvendosjes – është ditë e dashurisë për “vlerat dhe interesit të përbashkët” të qytetarëve të Kosovës.
“14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike e të forta. Kosova e 14 shkurtit sot pas tri vitesh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar. Në Republikën e Kosovës më 14 shkurt nuk shënohet thjesht vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët. Urime 14 shkurti!”.
Kurti gjithashtu numëroi edhe punën e Qeverisë të bërë në këto tri vjet ku përmendi disa fusha, përfshirë edhe menaxhimin në krizat që ndodhën gjatë kësaj periudhe.