Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.
Kurti i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.
I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.