Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti me ministrin turk të Mbrojtjes: Diskutuam për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për drekë ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Kurti, ka thënë se me ministrin turk ka diskutuar për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.

“I kënaqur që prita sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, shkroi Kurti në platformën X.