Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti me ofertë të re: Drafti i Lajçak të shkojë në Komisionin e Venecias, draftin tim e çoj në Kushtetuese

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një ide të re sa i përket Draft-Statutit të Asociacionit.

Kurti tregoi kushtin për dërgimin e Draftit në Gjykatën Kushtetuese duke thënë:

“Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë europianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do e çoj në Kushtetuese. Nëse Vuçiç është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj. Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, deklaroi Kurti duke shtuar se drafti që i është dhënë është “non paper””, tha ai për A2 CNN.

Kreu i qeverisë së Kosovës, u shpreh se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje.