Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se kreu i ekzekutivit ka marrë pjesë në një ngjarje për ekspozitën e mobiljeve përfshirë edhe ato të prodhuara në Kosovë që po mbahet në Cyrih.
Dalipi ka shtuar se progresi i mirë në demokraci dhe sundim të ligjit fuqizon zhvillimin e sektorit privat.
“Kryeministri Kurti në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së mobiljeve të Kosovës në Cyrih, një dëshmi e potencialit dhe cilësisë së produkteve tona dhe një dritare drejt tregjeve globale për mobilje të prodhuara në Kosovë.
Progresi i mirë në demokraci dhe sundim të ligjit fuqizon zhvillimin e sektorit privat”, ka shkruar ai në platformën “X”, të hënën.