Në një ditë aspak të lehtë parlamentare, kryeministri Kurti ka gjetur kohë që të vizitoj pak para mesnate punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Pak minuta pas miratimit në Kuvend të disa projektligjeve të rëndësishme, Kurti ka arritur në Podujevë ku ka parë nga afër punimet që po zhvillohen.
“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës.
I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!
Qeveria për Komunat”, shkroi Kurti.
Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.
Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera totale e këtyre lloteve është mbi 24 milionë euro.
View this post on Instagram