Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në New York flet për rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të Kosovës

 
   

Kurti në New York flet për rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në New York e ka zhvilluar një takim me Kristalina Georgieva, drejtoresh menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti, përmes një postimi në platformën X, ka theksuar se e ka falënderuar Georgievën për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e ekonomisë së Kosovës, si dhe ka treguar për temat që diskutuan.

“Ne patëm një diskutim produktiv të fokusuar në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe nxitjen e investimeve në agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër të Kosovës”, ka shkruar Kurti.