Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “2024 Hannover Messe”.
Për këtë Kurti ka shkruar në “X”, të martën, duke thënë se është historike pjesëmarrja e parë për Kosovën në këtë panair.
Ai ka thënë se aty prezantohen bizneset kosovare në tregjet globale.
“I lumtur të vizitoj sot Hannover Messe 2024, panairin kryesor industrial në botë. Është një pjesëmarrje e parë historike për Kosovën, pasi ne i prezantojmë bizneset tona në tregjet globale nën temën e sivjetme “Aktivizimi i një industrie të qëndrueshme”, ka thënë Kurti.
Happy to visit the Hannover Messe 2024, the world’s leading industrial fair, today. It’s a historic first participation for Kosova as we introduce our businesses to global markets under this year’s theme “Energizing a Sustainable Industry”. pic.twitter.com/P3evGH32Sy
— Albin Kurti (@albinkurti) April 23, 2024