Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në panelin e Davosit: Kosova ka shënuar rritje ekonomike

 
   

Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti aktualisht po merr pjesë në bashkëbisedim me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit, në Shtëpinë e Kosovës në Davos, me temën “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Kurti ka folur për sfidat e menaxhimit shtetëror, duke përfshirë pandeminë, inflacionin, krizën energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, teksa ka theksuar se Kosova ka pasur rritje ekonomike, ku vitin e kaluar për herë të parë ka kaluar shifrën 10 miliardë euro

“Buxheti shtetëror vjetor është 50% më i madh sesa në vitin 2021. Kjo del nga një rritje impresive ekonomike, që mesatarisht ka qenë 6% e bruto produktit vendor, asnjëherë nuk ka rënë nën 4%.

Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro, eksportet kanë kaluar 1 miliardë euro dhe të ardhurat tatimore kanë kaluar 3 miliardë euro”, ka thënë Kurti.