Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti në Paris: Liderët e korruptuar janë rrezik për sigurinë kombëtare

 
   

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë detaje nga diskutimi i tij në Forumin e Paqes në Paris.

Ai në një postim në rrjetin social X ka shkruar, se liderët e korruptuar janë rrezik për sigurinë kombëtare.

Sa herë që keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një vulnerabilitet të caktuar në sigurinë kombëtare.

Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë,” ka shkruar ai.