Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në Podujevë: Veç mos më pytni për Lajçakun, Ecobarin e ata…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Podujevë ka folur edhe për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe.

E kur erdhi koha të merrte pyetje nga gazetarët, ai kërkoi që mos ta pyesin për Escobarin e Lajçakun, dy të angazhuarit e perëndimit për dialogun Kosovë – Serbi.

“Tre policët të cilët u rrëmbyen me 14 qershor dhe po mbahen rob dhe po mbesin peng në Serbi të vizitohen nesër nga ambasadori ynë Jetish Jashari që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Siç ka thënë edhe departamenti amerikan, duhet të lirohen dhe pa kushte e të pacenuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se “do të vazhdojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse përndryshe nuk do të ketë drejtësi e zhvillim”.

“Në krim dhe korrupsion nuk janë të përfshirë vetëm një etni, por asnjë etni nuk duhet të jetë e privilgijuar. Kriminlët janë kriminelë”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

Ai ka thënë se kishte dakord që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, poqë ky takim mbeti pasi të de-eskalohet situate.

“Unë kam kërkuar që të takohen siç në javën e kaluar, por më thanë se duhet të de-eskalohet gjendja. Në vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve”, ka thënë ndër tjerash kryeministri.