Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Në qeverisje si në jetën e përditshme, ju korrni atë që mbillni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lavdëruar në “tëitter” për sasinë e grurit të korrur. Kurti ka thënë se në qeverisje sikur në jetën e përditshme “ju korrni atë që mbillni”.

Kur e ka thënë këtë, Kurti ka shkruar se si Qeveria ka rritur subvencionet për bujqësi për 216 % krahasuar me qeveritë tjera, dhe sipas tij kjo ka dhënë 32 % më shumë grur të mbjellë këtë vit sesa vitin e kaluar.

“Në qeverisje si në jetë, korrni atë që mbillni. Një rritje prej 216% në subvencionet e bujqësisë të dhëna nga qeveria jonë në krahasim me paraardhësit tanë ka dhënë rezultat, me 32% më shumë grurë të mbjellë këtë vit se sa i kaluar. Mënyra më e mirë për të mbajtur çmimet e ulëta është të mbështesni prodhuesit vendas—nga fabrikat në ferma”, ka shkruar Kurti.