Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai këto komente i ka bërë në Forumin e Bledit.
”Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, në platformën X (ish Twitter) të dielën.
Ai po ashtu është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Kjo është hera e parë që janë takuar Kurti dhe Rama që nga anulimi i mbledhjes së dy qeverve për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës.