Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në takim me Davenport dhe Sprecher, flasin për Zyrën e Kontrollit

 
   

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët biseduan rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje.

“Kjo zyrë do të punojë ngushtë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë në sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe do punësojë deri në 15 përkthyes, në mënyrë që ligjet dhe aktet nënligjore të paraqiten në të dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës me saktësi të plotë përkthimi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë angazhim të ekzekutivit, po sigurohet edhe sundimi i ligjit edhe zbatimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi ambasadorët Davenport dhe Sprecher për bisedën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.