Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.
Ai u prit, si të tjerët, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kurti nuk pranoi të flasë për gazetarët.
Samiti i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian.
Në fokus të këtij samiti do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal.
Çështje për diskutim sigurisht se do të jetë edhe sulmi në veri të Kosovës.