Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nesër takon Papa Françeskun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali.

Nesër i pari i ekzekutivit do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Atje do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol, njoftoi zyra e Kryeministrit.

Kujtojmë se edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj në janar të këtij viti është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë.