Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nga Gjilani premton 1 miliard euro investime kapitale çdo vit

 
   

Lëvizja Vetëvendosje këtë të hënë ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët në Gjilan. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është zotuar për 1 miliard euro çdo vit investime. Ai ka thënë se autostrada e Gjilanit dhe stadiumi i qytetit do të përfundojnë shpejtë.

Lëvizja Vetëvendosje me partner në koalicion Listën “Guxo” dhe “Alternativa” në tubimin elektoral në Gjilan thanë se pas 9 shkurtit, do ta vazhdojnë qeverisjen të cilën e kanë quajtur më të mirën që e ka pasur ndonjëherë vendi.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për çdo familje dhe se do të ndajnë çdo vit nga një miliard euro për investime kapitale.

“Autostrada e Gjilanit do të bëhet, dhe jo vetëm deri në Gjilan, por deri të Dheu i Bardhë, që të lidhemi me shqiptarët në Luginë. Stadiumi i Gjilanit do të bëhet, zotohem para juve, do ta krijoj një grup pune që  do të mbikëqyrë këto dy projekte, që të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, tha ai.

Kurti,tha se mandati i ardhshëm është mandat i hekurudhave.

“Do ta nisim linjën e hekurudhave, duke i lidhur autostradat e hekurudhat, cep më cep po e bëjmë Kosovën”, tha ai në Gjilan.

Kurti, përmendi hapjen e terminalit doganor te Dheu i Bardhë, dhe hapjen e terminalit në Han të Elezit.

Në Gjilan u prezantuan edhe kandidatët për deputet të këtij rajoni nga Vetëvendosje e partnerët në koalicion.