Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në dy ditët e fundit ka qenë për vizitë zyrtare në Greqi, ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Twitter’ nga Athina.
“Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë.
Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se uniteti dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar kryeministri Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës mbrëmë ka marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, derisa sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin grek.