![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/kurti-ngushellon-popullin-e-hawaiit-pas-zjarreve-vdekjeprurese_64d7d97278309.jpeg?resize=850%2C563&ssl=1)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, pas viktimave që humbën jetën nga zjarret shkatërruese.
Kurti tha mendimet e popullit të Kosovës janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetin përallë fatkeqësisë natyrore.
“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, tha Kurti.
Kujtojmë se kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawaii ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 përqind.