Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka ngushëlluar popullin e Hawaiit, për viktimat që humbën jetën nga zjarret shkatërruese.
Kurti tha mendimet e popullit të Kosovës janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetin përballë fatkeqësisë natyrore.
“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, tha Kurti.
Kujtojmë se kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawai ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 përqind.