Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti për aksidentin në lumin Lepenc: Shpreh ngushëllimet e mia për familjen Pacolli dhe Visoka

 
   

Kryeministri i vendit Albin Kurti, e ka konfirmuar se është njxerrë nga lumi Lepenc, vetura, ku brenda saj janë edhe trupat e pajetë të tre qytetarëve të Kosovës.

Kurti ka shprehur ngushëllime për familjen Pacolli e Visoka, e veçanërisht Shkëlqimit, djali i cili humbi prindërit e vëllaun në këtë aksident, ndërsa vetë arrriti të shpëtoj.

E plotë:

“Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë.

Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre.

Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh.

Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar.”