Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Semafor”, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se ka një rritje të stresit dhe frikës tek liderët evropianë kur flitet për një rikthim potencial të ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kurti, siç shkruan “Semafor”, ka thënë se përkrahja afatgjate e SHBA-së për Kosovën s’ka gjasa që të ndryshojë, por që me kthimin potencial të Trump është një frikë në gjithë kontinentin dhe Kosova s’bën dallim.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk e thotë këtë duke parashikuar se diçka e keqe mund të ndodhë, por më tepër është një “ankth për diçka të panjohur”
“Duke folur në margjinat e një ngjarjeje në institutin ODI për çështjet globale në Londër, Kurti tha se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për Kosovën nuk ka gjasa të ndryshojë, por “me kthimin e Presidentit Trump… ka njëfarë stresi dhe ankthi në të gjithë kontinentin. , dhe Kosova nuk është ndryshe”, shkruan “Semafor”.
“Çështja, vazhdoi ai, nuk ishte se “diçka e keqe mund të ndodhë”, por më tepër “ankthi për diçka të panjohur”. E thënë thjesht: “Çfarë do të bëjnë ata [Shtetet e Bashkuara] dhe si do të mendojnë, dhe se si një urgjencë e caktuar mund të rrëmbejë të gjithë axhendën, kjo është ajo për të cilën njerëzit shqetësohen më shumë””, shkruan tutje ky medium teksa citon fjalët e kryeministrit Kurti.
Kurti gjithashtu ka deklaruar se raporti jo i mirë me Richard Grenell mund të jetë një sfidë, nëse Rirchard Grenell do të marrë ndonjë pozitë në një Administratë të re Trump.