Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur dhe njëherë vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.
Në këtë mbledhje u miratua rritje e pensioneve për 20 për qind, pensioni bazik i moshës, ndarja e 200 mijë eurove për ofrim të ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë, vendime të tjera të rëndësishme.
Njoftimi i të parit të qeverisë
Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme:
Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:
Pensioni bazik i moshës;
︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;
Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;
Pensioni familjar;
Pensioni invalidor i punës;
Pensioni i parakohshëm për Trepçën.
Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.]