Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se minoritetet në Kosovë kanë shumë parti poltiike, përpos serbëve që thotë se i përfaqëson një parti dhe ajo kontrollohet nga Beogradi.
Kurti ka thënë se Beogradi nuk po lejon pluralitet politik brenda komunitetit serb në Kosovë, duke thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq ishte pjesë e sulmeve teroriste gjatë kësja jave.
Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi faktin se Radojçiq është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
”Shumica e grupeve minoritare në Kosovë kanë shumë parti politike. Por Beogradi lejon që grupi më i madh,serbët të Kosovës, të kenë vetëm një, të cilin e kontrollon. Zëvendëspresidenti i asaj partie, Milan Radoiçiç – një kriminel i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Ai luajti një rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave.
Ai tha se serbët në Kosovë kanë nevojë për pluralitet politik.
”Shqetësimet për të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë të bazuara nëse ata injorojnë të drejtën për pluralitet politik dhe nevojën për përfaqësim të lirë nga kriminelët e sanksionuar nga perëndimi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policëve dhe terrorizimin e njerëzve që duhet të përfaqësojnë“, ka shkruar Kurti.
Më 24 shkurt, një grupt terrorist në veri e vrau policin tashmë hero të Kosovës, Afrim Bunjakun.