Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar.
Kurti ka thënë se Serbia duhet ta ndalojë dezinformatën dhe t’i lirojë tre Policët e Kosovës, që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës më 14 qershor.
Kurti ka thënë se është konfirmuar se policët kosovarë janë kidnapuar dukshëm brenda territorit të Kosovës. Ai në konferencë për media tha se policët ishin duke ngrënë drekë kur u rrethuan nga forcat serbe.
“I bëjmë thirrje Serbisë t’i ndalojë dezinformatat dhe t’i lirojë menjëherë policët tanë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një konferencë të mbajtur të martën ka akuzuar Kurtin dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se “po gënjejnë dhe se nuk ka pasur kidnapim”.