Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti shihet me Hovenierin në festën e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier kanë marrë pjesë sot pasdite në Ditën Kombëtare të Zvicrës të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në periferi te kryeqytetit.

Në fotografitë që Zyra e Kryeministrit të Kosovës ia ka çuar mediave,  shihen Kurti dhe Hovenier duke komunikuar.

Sot gjatë ditës, Ambasadori Hovenier i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbush zotimet e saj për nxjerrjen e kornizës ligjore që lejon që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.

Po ashtu Hovenier ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.