Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje së bashku me ministrin e tij të Shëndetësisë, Arben Vitia morën rrugën sot për në Mitrovicë të Jugut dhe përuruarn Repartin e Pediatrisë në Spitalin e këtij qyteti.
Në këtë ngjarje, mungoi kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza i cili së fundi u zyrtarizua si kandidat i PDK-së, për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në një bisedë të shkurt për KALLXO.com, Bedri Hamza ka konfirmuar se ai nuk ka qenë i ftuar.
“Nuk kam marrë pjesë sepse nuk më kanë ftuar”, tha Hamza.
E i lumtur për funksionalizimin e këtij reparti u shpreh kryeministri Kurti.
“Investimi është rreth 1 milion euro. Janë 11 dhoma me 25 shtretër dhe njëra prej dhomave do të jetë me intenzivë” – tha Kurti pas përurimit.