Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti shkon për ngushëllime te familja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Lajҫit

 
   

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, paraditen e sotme qëndruan për vizitë te familja e veprimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Lajҫit, i cili vdiq me 28 prill të këtij viti.

Në njoftim thuhet se Kurti, e vlerësoi lartë figurën e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajҫi, duke e cilësuar atë si një veprimtar dhe aktivist të shquar të çështjes kombëtare, teksa shtoi se do ta kujtojnë gjithmonë me krenari për veprimtarinë, kontributin dhe angazhimin e tij patriotik dhe politik për vendin.

Ai shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes Lajçi, dhe theksoi se janë mirënjohës për gjithë punën dhe përkushtimin e Ali Lajçit ndaj atdheut, shtetit dhe shoqërisë.

Në këtë vizitë për ngushëllime, së bashku me kryeministrin Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe deputetë e aktivistë të VV-së.