Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti shkon për ngushëllime te familja e profesorit Metaj, ZKM tregon çka shkroi ai në librin e kujtimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e profesorit Kadri Metaj, i cili vdiq të premten.

Kurti ka shkruar edhe në librin e kujtimeve, duke thënë se Metaj mësoi si të mendojnë shumë breza studentësh të cilët sot i kontribuojnë Kosovës.

“Prof. Kadri Metaj mësoi si të mendojnë shumë breza studentësh të cilët sot i kontribuojnë Kosovës dhe shoqërisë. Me jetën e tij të intelektualit të angazhuar dhe profesorit të Filozofisë, në veprat e tij të shkruara që do të lexohen gjatë, e gjejmë në punët dhe rolin tonë si frymëzim që nuk shuhet. Me mall dhe nderim”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.

Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.