Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin zyrtar që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm. Ai shtoi se institucionet po iu ofrojnë integrim të plotë komunitetit serbë në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahen të martën në Prishtinë, tha edhe se Kosova prinë në zhvillimin ekonomik në rajon.
Kurti: S’kemi probleme me serbët, por me Beogradin zyrtar që nuk u distancua nga Milosheviqi
“Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet që kemi janë me Beogradin që nuk distancua as nga Milosheviqi i të kaluarës e nga Putini i së tashmes. Ky është problemi që kemi. Është me fqinjin tonë verior. Jo si popull po si regjim dhe jo aspak me serbët e Kosovës në komunat e veriut, të cilët po integrohen”, tha Kurti.
Sipas tij, Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë.
Kurti: Kosova ka bërë një përpjekje të konsiderueshme në forcimin sigurisë dhe demokracisë
“Kosova ka bërë një përpjekje të konsiderueshme në forcimin sigurisë dhe demokracisë. Vendi ynë i prinë rritjes ekonomike që nga 2023 deri në 2025, siç raportohet nga Banka Botërore, duke mbajtur vendin e parë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.
Pjesë e samitit është edhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili theksoi rëndësinë që BE-ja të luajë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor dhe t’i kushtojë rëndësi zgjerimit.
Renzi: Historia tregoj se është vendimtare të ketë paqe dhe prosperitet dhe siguri
“Historia tregoj se është vendimtare të ketë paqe dhe prosperitet dhe siguri. Në këtë kohë siguria është vendimtare për të ardhmen e njerëzimit. Askush nuk do të besonte para 10 vjetëve se sot do të kishte luftë gjithandej. Kur flasim për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe luftën në lindjen e mesme. Mirëpo është shumë e rëndësishme që edhe për Evropën sot të kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit Perëndimor, por edhe Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të gatshme për çdo kërcenim të Rusisë dhe vendeve aleate të saj.
Ai tha se rreziku ndaj ndikimit rus ekziston edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në dobësimin e institucioneve demokratike përmes keqinformimit, destabilizimit dhe ndërhyrjeve në zgjedhje.
Robertson: Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë…
“Sot ekziston një rrezik ekzistencial ndaj perëndimit duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor nga sulmi në Ukrainë nga Putin. Ky mbulon të gjithë kontitentin e Evropës dhe palët në këtë konfrontim janë të larta për të gjithë ne….Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike. Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen”, tha ai.