2
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri Nenad Rashiq janë duke mbajtur konferencë për media për procesin zgjedhor të 9 shkurtit dhe pjesëmarrjen e serbëve.
Kurti tha se Beogradi ka përpiluar listë me emrat e kandidatëve të Listës Serbe, që u është kërkuar serbëve të Kosovës t’i votojnë, raporton Sinjali.
Ai shtoi se strukturat ilegale serbe u kërcënuan nga Radoiçiq që t’i raportojnë ata që refuzuan ta votojnë Listën Serbe.
“Pjesëtarë të strukturave ilegale serbe janë kërcënuar nga Milan Radoiçiq, përmes Ivan Zaporozoc, kryetarit të komunës ilegale të Mitrovicës, që të raportojnë të gjithë ata persona që refuzojnë ta votojnë listën serbe.
Pra, Beogradi ka përpiluar listë ku shtatë kandidatë të LS duhet të votohen, ndërkaq tre të tjerë janë të lirë për qytetarët.
Ata janë: Zlatan Elek, Slvako Simiq, Igor Simiq, Branislav Nikoliq, Verica Cernaiq, Serjan Popovic Liljana Stefanoviq” – tha Kurti.