Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut, synohej krijimi i korridorit për furnizim me armë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Kurti ka thënë se plani i grupit terrorist ka qenë aneksimi i veriut.

Sipas tij, synohej krijimi i një korridori për të furnizuar me armë dhe trupa.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës kanë konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, tha Kurti.