Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë. Ai mori pjesë në darkën joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
E sot kryeministri ka një takim kokë më kokë me homologun e tij grek.
Takim të ndarë ka paralajmëruar vet kryeministri grek në publikimin e agjendës së tij ditore. Sipas kësaj agjende Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.
Fillimisht takim do të mbajë me presidentin e Moldavisë Maia Sandu e më pas me atë të Malit të Zi Jakov Milatoviq.
Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45
Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:
Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu
Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq
10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.