Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.

Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës.