Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takoi Ҫobajn, folën për projektet e përbashkëta infrastrukturore

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se në këtë takim u bisedua për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, teknologjisë së informacionit dhe kulturës.

“Në takim u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi”, thuhet tutje në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.