Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti takoi ambasadorin e BE-së, temë diskutimi edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për hetimet që po zhvillohen rreth sulmit të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në njoftim thuhet se ambasadori i BE-së ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për heroin Bunjaku i cili ra në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të shtetit.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, ata kanë diskutuar edhe rreth procesit të Berlinit, në prag të samitit të radhës.

“Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor”, thuhet tutje në njoftim.