Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti takoi përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë

 
   

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj.

Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për gatishmërinë e shprehur për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta.