Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takoi qendrat dhe kryesinë e partisë

 
   

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje me qendra dhe kryesinë e partisë ku është diskutuar për çështje politike dhe organizative në prag të fillimit të sesionit vjeshtor.

Me prezencën e kryeministrit Albin Kurti, aty është diskutuar edhe për çështjen e dialogut duke u përmendur nevoja që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës.

“Qeveria jonë do të vazhdojë ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend si dhe krijimin e parakushteve për paqe dhe siguri në secilën pjesë të Republikës. Politikat zhvillimore që krijojnë mundësi dhe vende të reja pune në Kosovë. Në planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës”, është theksuar në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet pret një vit të suksesshëm sa i përket agjendës legjislative.

“Për çështje të nivelit lokal u theksua rëndësia për votimin e faljes së tatimit në pronë deri në 100 euro si masë e qeverisë tonë. Kjo ka afat deri me 15 shtator të këtij viti andaj duhet iniciuar seanca të jashtëzakonshme komunale që kjo çështje të votohet. Te çështjet organizative u fol për punën e shtuar që duhet bërë në ngritjen e opozitbërjes nëpër secilën komunë, në fuqizimin e qendrave tona, në shtimin e anëtarësimeve të reja, në mënyrë që kësisoj shumë shpejtë t’i kompletojmë strukturat tona për të garuar në secilin qytet të Republikës”, është shkruar në njoftim.