Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti takon homologun bullgar, diskutojnë mundësinë për rritje të bashkëpunimit

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev.

Në llogarinë e tij në X, Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë dhe tha se kanë diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, është shprehur Kurti.

Ndërkaq, në njoftmin e Qeverisë thuhet se këtë vit planifikohet të organizohet forum i përbashkët i bizneseve të Kosovës dhe Bullgarisë.

“Bullgaria njohu pavarësinë e Kosovës në mars të vitit 2008, ndërkaq sivjet shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Deri më tani kemi të nënshkruara tetë marrëveshje dypalëshe dhe disa tjera që presin të finalizohen”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.