![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/kurti-takon-homologun-grek-flasin-per-normalizimin-e-raporteve-kosove-serbi_64e490aeb2159.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Kryeministri Albin Kurti po qëndron edhe sot në Athinë ku është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ata janë takuar në Manastirin Maximos.
Burime qeveritare të Greqisë thanë se në takimin Kurti – Mitsotakis është biseduar për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me fokus në bashkëpunimin ekonomik, shkruan ana-mpa, transmeton KosovaPress.
Bëhet e ditur se Mitsotakis nënvizoi rëndësinë që Greqia i jep dialogut Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.