Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takon presidentin e ri të KE-së: Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar në rrugën drejt BE-së

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e sapozgjedhur të Këshillit Evropian, António Costa, në Bruksel.

“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor,” ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, Kurti ka theksuar përgatitjen dhe përkushtimin e Kosovës për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai i ka uruar Costës suksese në detyrën e re dhe ka ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, duke ritheksuar qëndrimin e Kosovës për integrimin në familjen evropiane.

“Vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket,” ka përfunduar Kurti.

Ndërsa, Costa, theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Le të punojmë për ta bërë realitet”.

“Ky ishte mesazhi që përcolla, së bashku me Kaja Kallas (shefja e diplomacisë së BE-së) dhe Marta Kos (Komisionere Evropiane për Zgjerim), gjatë darkës së sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, tha Costa.