Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka pritur mbrëmë në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
Kryeministri përmendi edhe liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.