Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka folur për të arriturat e Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve të vendit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Të arriturat e qeverisë në forcimin e shtetit të së drejtës, tashmë janë të njohura si në Kosovës ashtu edhe ndërkombëtarisht, posaçërisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Të dhënat zyrtare flasin qartë për suksese në çdo cep të Republikës”, tha Kurti.
Shefi i qeverisë ka përmendur luftën ndaj krimit, shkatërrimin e laboratorëve të drogës, luftën ndaj kontrabandës etj.
Kurti ka folur për sfidën në veri të vendit, ku kanë vepruar grupe kriminale.
“Ne kemi pasur sfidë të madhe sundimin e rendit dhe ligjit në veri të vendit, ku grupe të organizuara dhe orkestruara nga Beogradi janë përpjekur që t’i vënë një mbështjellje politike krimit të tyre të organizuara”, tha ai.