Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti të hënën në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

 
   

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën do të shkojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu duke treguar po ashtu se Kurti do të jetë i shoqëruar edhe nga ministra të kabinetit të tij.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu për rtv21.tv.

E ndonëse e dakorduar para 2 javësh, kjo vizitë e qeverisë së Kosovës në Shkup po bëhet vetëm disa ditë pas incidientit që ndodhi në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal. Për ngjarjen, Ministria e Jashtme e Kosovës i dërgoi Maqedonisë së Veriut notë proteste duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast, ndërsa ministria e jashtme e RMV-së shprehu keqardhje për ngjarjen