Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti tha se Serbia ka sërish plane për sulme, ushtarët amerikanë patrullojnë në veri (FOTO)

Ushtarë amerikanë që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë kanë patrulluar bjeshkëve të Leposaviçit.

Njoftimi vjen përmes faqes së misionit të NATO-s në Faceboook, ku thuhet se “ushtarët amerikanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E_ kanë kryer një patrullim të sigurisë pranë Leposaviqit”.

“KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar ambient për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në faqen e KFOR.

Ky njoftim vjen pas një konference të kryeministri Albin Kurti, me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku u tha se në Serbi janë duke u bërë plane të tjera për ta sulmuar Kosovën./klankosova